Menaxheri i Brozovic: Marcelo është lojtari kroat më i kërkuar në treg

  • 22 April 2020 - 18:48
 Menaxheri i Brozovic: Marcelo është lojtari kroat më i kërkuar në treg

Marcelo Brozovic ka shumë adhurues dhe është lojtari kroat më i kërkuar në treg, sipas Miroslav Binanic, menaxherit të vet. Mesfushori i Interit e ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij, e cila, megjithatë, është e vlefshme vetëm nga 1 deri më 15 korrik.

Brozovic po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij me Interin dhe ka një klauzolë lirimi në vlerë 60 milionë euro.

Sipas mediave italiane, në mesin e klubeve të interesuara për të janë Real Madridi dhe Liverpooli.

“Brozovic është momentalisht lojtari kroat me më së shumti adhurues në treg”, ka thënë Bicanic për Sportske Novosti.

“Ai është në kulm të karrierës dhe i ka të gjitha cilësitë e nevojshme; por ne nuk mund ta marrim asnjë vendim për sezonin e ardhshme para se pjesës së dytë të qershorit për shkak të krizës së koronavirusit”, shtoi ai.

“Megjithatë, ai mund të shitet përmes klauzolës së tij nga 1 deri më 15 korrik, sepse kështu shkruhet në kontratën e tij. Jemi pajtuar që të publikojmë sa më pak që është e mundur informata në publik derisa ta marrim vendimin përfundimtar”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)