Futbolli duhet të vazhdojë edhe me koronavirus, ndryshe klubet falimentojnë – paralajmëron Galliani

  • 22 April 2020 - 22:56
 Futbolli duhet të vazhdojë edhe me koronavirus, ndryshe klubet falimentojnë – paralajmëron Galliani

Shefi ekzekutiv i Monzas dhe ish-zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka paralajmëruar se futbollit duhet të vazhdojë pavarësisht pandemisë koronavirus, për shkak se shumë klube rrezikojnë të falimentojnë.

Qeveria italiane po bisedon për t’i lehtësuar masat e karantinës në Itali nga 4 maji, përfshirë për lejimin e lojtarëve për t’u kthyer në stërvitje por duke bërë teste për Covid-19 në baza ditore.

“Vetëm virusi mund ta vendosë kohën. Është shumë e vështirë, sepse ne duhet patjetër të kthehemi një ditë në stërvitje dhe do të na duhen edhe katër javë të tjera për t’u përgatitur për të luajtur, prandaj nuk e di se kur mund të rifillojë liga”, tha Galliani për Telelombardia.

“Ajo çfarë mund të them është se borxhet që disa klube i kanë dhe humbja e të hyrave do të shkaktojë gjendje dramatike. Disa klube italiane rrezikojnë të falimentojnë pa të hyra”, shtoi ai.

“Askush nuk është në gjendje t’i mbijetojë një pezullimi afatgjatë të futbollit”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)