Sulmuesi i talentuar ëndërron të luajë për Interin apo Milanin

  • 23 April 2020 - 08:07
Sulmuesi i talentuar ëndërron të luajë për Interin apo Milanin

Aleksandr Kokorin është një nga emrat më të nxehtë të merkatos së ardhshme.

Sulmuesi rus, aktualisht te Sochi, është përmendur gjatë këtyre ditëve për një transferim të mundshëm te Lazio, që është në kërkim të një sulmuesi për ta vënë në krah të Ciro Immobiles.

Lojtari ka folur për  të ardhmen e tij gjatë një interviste të dhënë për kanalin rus Sport24. “Në këtë moment po dëgjoj dhe reflektoj, ka disa klube që kanë folur me përfaqësuesit e mi, ofertat nuk më mungojnë”.

“Janë interesuar nga Spanja, Anglia dhe Italia. Unë ëndërroj të vesh fanellën e Interit ose të Milanit”.

(Kosova Sot Online )