Shefi i Bundesligës: Jemi të gatshëm ta rifillojmë sezonin më 9 maj

  • 23 April 2020 - 16:41
Shefi i Bundesligës: Jemi të gatshëm ta rifillojmë sezonin më 9 maj

Bundesliga është e gatshëm ta rifillojë sezonin më 9 maj, nëse qeveria gjermane e jep dritën e gjelbër, njoftojnë zyrtarët e ligës.

Shefi ekzekutiv i Bundesligës, Christian Seifert, ka thënë se dhënia e një date të saktë se kur do të rifillojnë ndeshjet do të ishte mendjemadhësi dhe aspak në dorën e tyre.

Rinisja e sezonit në Bundesligë varet nga qeveria dhe vendimet e të gjithë shteteve federale.

“Bundesliga është e gatshme të rifillojë, pavarësisht se a më 9 maj apo në ndonjë datë më vonë. Por nuk na takon neve ta vendosim datën. Vendimmarrësit politikë vendosin”, tha Seifert.

Mbarimi i sezonit 2019/20 mbetet prioritet i futbollit gjerman.

Kanë mbetur edhe nëntë javë për t’u kompletuar ky sezon i Bundesligës, me Bayern Munich që prin në renditje me 55 pikë, katër më shumë se Borussia Dortmund në vendin e dytë dhe pesë më shumë se Leipzig në vendin e tretë. 

(Kosova Sot Online)