Mesfushori Aaron Ramsey ka treguar se sulmuesi portugez Ronaldo i ndihmoi atij

  • 24 April 2020 - 14:11
Mesfushori Aaron Ramsey ka treguar se sulmuesi portugez  Ronaldo i ndihmoi atij

Mesfushori Aaron Ramsey ka treguar se sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo i ndihmoi atij të përshtatet kur erdhi në fillim në skuadrën e Juventusit, përderisa shtoi se mund ta përfundojë karrierën e tij si lojtar në Cardiff.

Futbollisti uellsian u transferua nga Arsenali në Juventus gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, kur fitoi pagë të lartë në këmbim të transferimit për asnjë cent nga Londra, shkaku i përfundimit të kontratës së tij.

 

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në llogarinë e tij në Instagram, Ramsey u tregoi ndjekësve të tij se si i kishte ndihmuar Ronaldo të ndihej më i lirë në Torino në fillim.

“Përveç që është një futbollist i mrekullueshme, Cristiano është edhe një person shumë i mirë, njëri ndër më të mirët në histori të futbollit. Kur unë e pashë atë në seancën e parë stërvitore, ai më kërkoi të ulej afër meje”, ka thënë Ramsey.

“Në folëm gjatë dhe kjo më mahniti mua sepse menjëherë fillova të ndihesha më i lirë. Cristiano është një person i mrekullueshëm. Ai i do shumë bashkëlojtarët e tij dhe gjithmonë e jep më të mirën nga vetja në stërvitje”.

29-vjeçari u transferua nga Cardiffi në Arsenal në korrik të vitit 2008 dhe tani nuk e përjashton mundësinë që të kthehet sërish në Cardiff për ta përfunduar karrierën e vet si futbollist atje.

“Falë atyre, unë u bëra një futbollist profesionist. Kështu që një ditë do të doja të kthehesha. Pse jo? Por askush nuk mund ta dijë çfarë do të ndodhë qysh tani”, shtoi Ramsey.


(Kosova Sot Online)