Liverpooli është futur në garë për transferimin e Willianit

  • 24 April 2020 - 16:03
Liverpooli është futur në garë për transferimin e Willianit

Braziliani do të largohet nga Chelsea gjatë verës dhe interesim për të kanë shfaqur edhe Juventusi e Barcelona

Liverpooli është futur në garë për transferimin e Willianit.

Futbollisti brazilian është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Chelsean dhe pritet të largohet prej aty.

Dhe, e përditshmja spanjolle “Sport” shkruan se kampioni aktual evropian dhe botëror i ka nisur tashmë bisedimet me mesfushorin ofanziv brazilian.

“Reds” janë të gatshëm t’ia ofrojnë atij një kontratë të kënaqshme, gjë të cilën nuk po e bëjnë edhe “Blues”.

Gjithashtu, interesim për Willianin thuhet se kanë shfaqur edhe Juventusi dhe Barcelona.

Përfaqësuesi brazilian është i vendosur të vazhdojë të luajë në futbollin evropian.

Ai ishte njëri prej lojtarëve më të mirë të Premierligës në vitet e fundit. 

(Kosova Sot Online)