Juventusi mund ta mbyllë gjatë verës që vjen kontratën me Higuainin

  • 24 April 2020 - 16:04
Juventusi mund ta mbyllë gjatë verës që vjen kontratën me Higuainin

Sulmuesi argjentinas po vazhdon të qëndrojë në Argjentinë dhe palët mund të ndahen gjatë verës që vjen

Sulmuesi argjentinas ka kontratë edhe një vit me “Bianconeri”, por palët mund të ndahen qysh këtë verë.

“El Pipita” aktualisht gjendet në Argjentinë, ku po qëndron pranë nënës së tij të sëmurë.

Andaj, e përditshmja italiane “Tuttosport” shkruan se Juve ia ka dhënë tri opsione Higuainit: të rikthehet në Torino nga Argjentina dhe të mbyllë sezonin, të qëndrojë në Amerikën e Jugut me nënën e tij të sëmurë dhe të arrijë marrëveshje me Juven. Ose Juve ta prish krejtësisht marrëveshjen për shkak të shkeljes së kontratës nga ana e lojtarit.

32 vjeçari dëshiron të luajë ende në futbollin evropian dhe gjatë verës mund të bëhet me ekip të ri. 

(Kosova Sot Online)