Sterling: “Jam 15 gola larg ku dua të jem”

  • 25 April 2020 - 09:13
Sterling: “Jam 15 gola larg ku dua të jem”

Sterling ia ka vënë një objektiv vetës dhe për ta përmbushur, duhet që të rinisë sezoni

Raheem Sterling beson se është 15 gola larg objektivit dhe ka paralajmëruar se Manchester City mund të shkojë edhe më larg.

Ai ka shënuar 20 gola në të gjitha garat dhe thotë se ende s’e ka arritur objektivin që kishte në fillim të sezonit.

“Mund të them se jam 15 gola larg objektivit ku dua të jem, objektivat janë: të tentoj t’i përmirësoj numrat, por jo vetëm”, tha Sterling.

“Në fund ju doni trofe për të bërë të vlefshëm sezonin. Ju mund të shënoni shumë gola, por nëse shikoni prapa dhe ato gola s’kanë qenë të rëndësishëm për ekipin, atëherë këto gola s’kanë vlerë”.

(Kosova Sot Online )