Kampioni i Botës është përfolur për një kalim te Roma ose tek Inter

  • 26 April 2020 - 12:32
Kampioni i Botës është përfolur për një kalim te Roma ose tek Inter

Një nga emrat që është përmendur së fundmi në Itali ka qenë Florian Thauvin.

Kampioni i Botës është përfolur për një kalim te Roma ose tek Inter.

Gjithsesi, sulmuesi i Marseille e ka mbyllur çështjen ende pa nisur, pasi ka folur në një video live në Instagram.

“E kam thënë më parë dhe do vazhdoj ta them: Do të qëndroj te Marseille! Të gjithë e dinë se çfarë do të thotë ky klub për mua. Debati mbyllet këtu!”

Thauvin është ndjekur nga fati i keq këtë sezon, pasi ka pasur një dëmtim serioz. 27-vjeçari nuk ka luajtur asnjë ndeshje si titullar, ndërsa sa i përket sezonit të shkuar në 33 ndeshje shënoi 16 gola.


(Kosova Sot Online)