Gjyqtari; Diego Maradona është personi më i keq që ai e ka njohur në jetë

  • 26 April 2020 - 12:59
Gjyqtari; Diego Maradona është personi më i keq që ai e ka njohur në jetë

Ish-gjyqtari i njohur Edgardo Codesal ka thënë se legjenda argjentinase Diego Maradona është personi më i keq që ai e ka njohur në jetë.

Tridhjetë vjet kanë kaluar nga finalja e Kupës së Botës mes Gjermanisë dhe Argjentinës së Diego Maradonës, por gjyqtari i atij takimi Edgardo Codesal nuk mund ta harrojë sjelljen e pahijshme të argjentinasit.

Argjentina e kishte humbur finalen por Maradona kishte qenë në qendër të vëmendjes atë ditë.

“Kam mundur ta përjashtoja nga loja sepse ai kurrë nuk e kuptonte disiplinën”, tha Codesal për Radio 1010 në Uruguai.

“Kur e përjashtova Pedro Monzon ai m’u vërsul duke bërtitur, duke folur për një plaçkitje të armatosur nga FIFA”, zbuloi ai.

“Këtu kam mundur ta përjashtoja nga loja atë. Si person, ai është njëri prej më të këqijve që i kam njohur”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)