Kalidou Koulibaly mund ta vazhdojë karrierën në Premierligë

  • 27 April 2020 - 15:53
Kalidou Koulibaly mund ta vazhdojë karrierën në Premierligë

Klubi anglez mund t’i paguajë 80 milionë euro, aq sa i kërkon Napoli për kartonin e qendërmbrojtësit afrikan

Kalidou Koulibaly mund ta vazhdojë karrierën në Premierligë.

Portali “Foot Mercato” shkruan se qendërmbrojtësi i Napolit mund të përfundojë në Newcastle, përcjell Gazeta Express.

Klubi anglez mund ta paguajë shumën e kërkuar nga klubi italian për futbollistin afrikan.

Klubi nga “San Paolo” i kërkon së paku 80 milionë euro për 28 vjeçarin.

Koulibaly pëlqehet edhe nga Manchester United.

Ai është sot njëri prej mbrojtësve më stabilë në Serie A. 

(Kosova Sot Online)