“Nuk ka asnjë dyshim se Benzema është një ndër më të mirët në botë”

  • 27 April 2020 - 22:03
“Nuk ka asnjë dyshim se Benzema është një ndër më të mirët në botë”

Sipas Suker, Benzema ia ka bërë një vend vetes në mesin e legjendave të Realit

Legjenda e Real Madridit, Davor Suker, ka lavdëruar sulmuesin e tanishëm të Los Blancos, Karim Benzema.

Ai beson se Benz është një ndër më të mirë në botë dhe s’ka asnjë dyshim se tashmë ia ka bërë një vend vetes në mesin e legjendave të Realit.

Francezi iu bashkua Realit në vitin 2009 dhe që nga atëherë ka bërë mbi 500 paraqitje.

Këtë edicion, Benzema ka kontribuar me 19 gola në 36 paraqitje, duke ndihmuar Realin të luftojë për titullin e La Ligës pasi gjendet një pikë prapa Barcelonës.

“Më pëlqen ai si 9-sh. Sot, ai është në histori të Real Madrid,” tha Suker, që ka fituar Champions League gjatë tri viteve në Santiago Bernabeu para se t’i bashkohet Arsenalit në vitin 1999.

“Më pëlqen mënyra se si ai luan dhe nuk ka asnjë dyshim se Benz është një ndër lojtarët më të mirë në botë”. 

(Kosova Sot Online)