Pochettino e do kthimin në Tottenham: Dua të fitoj trofe me ta para se të vdes

  • 30 April 2020 - 10:22
Pochettino e do kthimin në Tottenham: Dua të fitoj trofe me ta para se të vdes

Mauricio Pochettino e ka pranuar se ai ende e ka ëndërr të kthehet sërish në Tottenham një ditë, duke zbuluar se shpreson të kthehet për ta fituar një trofe, gjë që i mungoi gjatë kohës së tij atje.

Strategu Pochettino e transformoi Tottenhamin në njërën ndër top klubet në Angli gjatë pesë vjetëve të tij me skuadrën, kur e kishte çuar ekipin e tij shpeshherë afër një trofeu, por kurrë s’kishte pasur sukses në sfidën e fundit.

Tottenhami një herë e mbylli sezonin në pozitën e dytë dhe dy herë në pozitën e tretë në tabelën e Premierligën nën drejtimin e Pochettinos, por edhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, por megjithatë u mposhtën nga kampioni aktual i Evropës Liverpooli.

Megjithatë, sundimi i Pochettino te klubi londinez mori kthesë për të keqe gjatë sezonit 2019/20 dhe argjentinasi u shkarkua në nëntor, përderisa Jose Mourinho u emërua si zëvendësues i tij.

Pochettino ka qenë i papunësuar në ndonjë klub që nga atëherë, mirëpo është spekuluar si trajner i ardhshëm i disa klubeve, së fundi te Neëcastle, ku po pritet revolucion shkaku i ndërrimit të pronësisë.

Megjithatë, 48-vjeçari ka zbuluar se ai ende ka dashuri për Tottenhamin dhe shpreson të kthehet atje një ditë dhe ta përfundojë punën që e kishte nisur.

“Ishte një udhëtim i mrekullueshëm që përfundoi në mënyrën që natyrisht askush nuk e do. Por, thellë në gjoksin tim, shpirtin tim, zemrën time – jam i sigurt se rrugët do të na kryqëzohen sërish”, ka thënë Pochettino.

“Nga dita që e lash klubin, ëndrra ime ka qenë që të kthehem dhe të tentoj ta përfundoj punën që nuk e përfunduam. Kishim qenë afër trofeut, Premierligës dhe Ligës së kampionëve. Por, u ndalëm dhe natyrisht tani dua të ec përpara dhe jam i motivuar për projektin e ardhshëm”.

“Por, thellë brenda vetes, do të doja të kthehesha një ditë sepse klubi është i veçantë. Tifozët janë shumë të veçantë”

(Kosova Sot Online)