Ylli i Barçës: Dua të luaj futboll përsëri, jam i gatshëm të rrezikoj vetëm për t’u kthyer në fushë

  • 30 April 2020 - 15:03
Ylli i Barçës: Dua të luaj futboll përsëri, jam i gatshëm të rrezikoj vetëm për t’u kthyer në fushë

Ylli i Barçës: Dua të luaj futboll përsëri, jam i gatshëm të rrezikoj vetëm për t’u kthyer në fushë

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, nuk e ka të qartë nëse sezoni 2019/20 do të rifillojë, por dëshira e tij është që futbolli të rikthehet sa më shpejt që është e mundur.

Përfaqësuesi kroat madje është i gatshëm të rrezikojë për t’u infektuar me koronavirus vetëm e vetëm të rikthehet në fushë.

Duke folur për MARCA, Rakitic tha se është i etur të rikthehet në fushë, pavarësisht rrezikut nga Covid-19.

Klubet e La Ligës pritet të rikthehen në stërvitje nga java e ardhshme, nëse qeveria spanjolle ua lejon këtë dhe ta rifillojnë sezonin muajin e ardhshëm.

“Dua të luaj. Është e qartë se ne duhet të tentojmë të rikthehemi në fushë me garancitë më të mira shëndetësore, por po ashtu duhet ta dimë se ato kurrë nuk mund të jenë 100 për qind”, tha Rakitic.

“Njëjtë rrezikojnë edhe punëtorët kur kthehen në punë. Edhe punëtorët e supermarktetit ndërrohen në zhveshtore dhe kanë gjasa më shumë se ne ta marrin virusin. Nëse ata rrezikojnë, dua të rrezikoj edhe unë”, shtoi ai.


(Kosova Sot Online)