FFK-ja thotë se është e gatshme ta rifillojë sezonin në Superligë më 30 maj

  • 30 April 2020 - 17:17
FFK-ja thotë se është e gatshme ta rifillojë sezonin në Superligë më 30 maj

FFK-ja thotë se është e gatshme ta rifillojë sezonin në Superligë më 30 maj

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se është e gatshme për t’i lejuar klubet t’i rifillojnë stërvitjet nga 10 maji, në mënyrë që sezoni i pezulluar 2019/20 në Ipko Superligë t’i vazhdojë garat më 30 maj nga xhiroja e mbetur.

Organi qeverisës i futbollit në vend ka thënë se e ka përpiluar një plan për ta shpëtuar sezonin e futbollit në vend në bazë të këshillave nga UEFA dhe pret që Ministria e Shëndetësisë e Kosovës t’ia aprovojë atë.

Por plani i FFK-së bie ndesh me vendimin e Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e masave për mbrojtje ndaj pandemisë koronavirus, në bazë të së cilit aktivitetet sportive mund të rikthen në fazën e tretë, nga 2 qershori.

(Kosova Sot Online)