Juve i ofron Pjanicin e Costan për Pogban

  • 30 April 2020 - 17:56
Juve i ofron Pjanicin e Costan për Pogban

“Bianconeri” janë të vendosur për ta rikthyer mesfushorin francez në Torino dhe janë gati të bëjnë sakrifica

Juventusi nuk e ka ndërmend të dorëzohet lehtë për Paul Pogban.

“Bianconeri” po i mendojnë të gjitha mënyrat për të ardhur deri tek mesfushori francez.

Mediumi britanik “The Sun” shkruan se kampioni aktual italian është i gatshëm të bëjë edhe sakrifica për kampionin e botës me Francën.

Sipas këtij mediumi, Juve po mendon t’ia ofrojë Manchester Unitedit dy futbollistët në këmbim të Pogbas, Miralem Pjanicin dhe Douglas Costan.

Gjithashtu, Bardhezinjtë do të ofrojnë edhe para për 27 vjeçarin.

Interesim për Pogban ka shfaqur edhe Real Madridi, i cili po planifikon të bëjë ofertë vetëm me para.

Futbollisti kualitativ duket se është i vendosur për t’u larguar nga “Old Traffordi” gjatë verës që vjen. 

(Kosova Sot Online)