“Do të ishte mirë të dinim se kur do të rinisë kampionati, nëse do të rinisë”

  • 30 April 2020 - 23:02
 “Do të ishte mirë të dinim se kur do të rinisë kampionati, nëse do të rinisë”

Nëse Serie A nuk do të anulohet si Liga në Holandë dhe Francë, Pioli kërkon të paktën sa më parë të dijë datën e rinisjen për t’u përgatitur sa më mirë për pjesën e mbetur të sezonit të ndërprerë për shkak të COVID-19.

Futbolli italian është në pritje të vendimit të qeverisë nëse ky sezon futbollistik do të rinisë apo jo dhe nëse po në çfarë datash do të rifillojë gjithçka.

Stefano Pioli trajneri i Milanit kërkon sqarime se kur do të rifillojë kampionati, pasi sipas tij klubet duhet të kenë një datë për të planifikuar se kur duhet të nisin punën për t’u përgatitur sa më mirë dhe për të qenë gati për rinsjen e kampionatit.

“E kuptoj vështirësinë e momentit, por do ishte mirë të dinim se kur do të rinisë kampionati, nëse do të rinisë. Do na ndihmonte shumë për të planifikuar më mirë punën tonë”, u shpreh ai.

Në media flitet se me 18 maj, klubet do të dalin në stërvitje, kurse sezoni mund të rinisë në javën e dytë të qershorit, ndoshta pas 9 qershorit.

(Kosova Sot Online)