Liga Profesioniste e Futbollit në Francë (LFP) shpreson ta nisë sezonin

  • 01 May 2020 - 08:23
Liga Profesioniste e Futbollit në Francë (LFP) shpreson ta nisë sezonin

Liga Profesioniste e Futbollit në Francë (LFP) shpreson ta nisë sezonin 2020/21 të Ligue 1 dhe Ligue 2 në mes të gushtit.

Të martën, qeveria franceze bëri të ditur se sporti do të ishte i ndaluar deri në fund të gushtit dhe për këtë arsye u konfirmua lajmi për mbylljen e sezonit 2019/20 para kohe.

Pasi u vendos që sezoni aktual të përfundohej, Parisi Saint-Germaini u shpall kampion i Ligue 1 dhe Lorient i Ligue 2 në bazë të tabelës aktuale.

Ndërsa, tani që ligat e tjera janë ende duke menduar se si të veprojnë me sezonin aktual, liga franceze ka filluar planet për sezonin e ardhshëm.

“Bordi i drejtorëve e rithekson synimin për t’i nisur sezonet e ardhshme në Ligue dhe Ligue 2 deri më 22 apo 23 gusht të këtij viti, më së largu”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga LFP.

“Data përfundimtare për nisjen e sezonit 2020/21 do të vendos pas konsultimeve me televizionet që i transmetojnë ndeshjet dhe do të merren parasysh vendimet nga qeveria”.

(Kosova Sot Online)