Interi duhet të zgjedhë mes Kumbullës dhe Vertonghenit

  • 01 May 2020 - 13:12
Interi duhet të zgjedhë mes Kumbullës dhe Vertonghenit

Interi është duke menduar për sezonin 2020-2021 dhe sigurisht merkaton, ku do të jenë goditje të përqendruara dhe nuk duhet të shpenzohen para me lojtarë jo funksionalë.

Marash Kumbulla i pëlqen shumë Antonio Contes, por edhe administratorit Marotta, që ka raporte të shkëlqyera me presidentin e Veronas, Setti. Megjithatë, vlera e shqiptarit është mbi 20 mln euro dhe me bonuse mund të prekë 25 mln euro.

Natyrisht, Interi gjithashtu po ndjek Vertonghen të Tottenham. Conte e sheh si ekspert. Kështu, njëri mes të dyve do të transferohet në “San Siro”. Një tjetër çështje që do të diskutohet ka të bëjë me rrogat.

Për Kumbullën do të mjaftonte kontrata 4 vite me 1.5 mln euro rrogë në sezon, ndërsa Vertonghen do të nisej nga të paktën 2.5 mln euro. 

(Kosova Sot Online)