Vazquez paralajmëron Barcelonën: Real Madridi do ta fitojë La Ligën

  • 01 May 2020 - 13:34
Vazquez paralajmëron Barcelonën: Real Madridi do ta fitojë La Ligën

Real Madridi ende nuk i ka humbur shpresat e kthimit në fushën e lojës dhe triumfit në La Liga, ku kanë mbetur dy pikë prapa Barcelonën në garën për titullin e kampionit.

Këtë besim brenda vetes e bart edhe njëri prej futbollistëve të skuadrës së Zinedine Zidane, Lucas Vazquez.

Los Blancos besojnë se kur të rinis kampionati i La Ligës, ata do të jenë në gjendje ta ndryshojnë situatën dhe ta kalojnë sërish Barcelonën, për ta fituar titullin që u ka munguar që nga viti 2017.

“Të gjithë lojtarët e Real Madridit janë profesionistë”, ka thënë Lucas, në një intervistë të dhënë për Movistar.

“Ne jemi duke e menaxhuar karantinën në një mënyrë shumë të mirë, po stërvitemi shumë dhe kur të luajmë sërish, do ta fitojmë La Ligën”.

Barcelona për momentin radhitet me gjithsej 58 pikë, ndërsa Real Madridi është një vend më poshtë me 56 pikë.

Megjithatë, madrilenët kanë epërsi në ndeshjet e drejtpërdrejta me katalonasit, pasi që përballja e para e këtij sezoni përfundoi baras, pastaj Real fitoi me rezultat 2:0 në Santiago Bernabeu. 

(Kosova Sot Online)