E konfirmon Premierliga, po punohet për rinisjen e sezonit

  • 01 May 2020 - 18:43
E konfirmon Premierliga, po punohet për rinisjen e sezonit

Tashmë është konfirmuar, Premierliga përmes një njoftimi ka bërë të ditur se po punohet vazhdimisht për të rinisur sezonin 2019/20.

Disa klube në Angli tashmë kanë nisur stërvitjet, gjithmonë duke u kujdesur në maksimum për distancën sociale.

Premierligë njoftoi se sot kanë diskutuar me klubet për “hapat e mundshëm drejt planifikimit të rifillimit të sezonit 2019/20, kur është e sigurt dhe e përshtatshme për ta bërë këtë”.

Sidoqoftë, ata ritheksuan se para se gjithash “shëndeti dhe siguria e lojtarëve, trajnerëve, menaxherëve, stafit të klubit, mbështetësve dhe komunitetit më të gjerë është më e rëndësishme”.

Nga Anglia ka zëra se Premierliga mund të rinisë në javën e dytë të qershorit. 

(Kosova Sot Online)