“Van Dijk është mbrojtësi më i mirë në botë”

  • 01 May 2020 - 22:16
 “Van Dijk është mbrojtësi më i mirë në botë”

Sipas Sules Van Dijk është më i miri në botë në pozitën e tij

Qendërmbrojtësi i Bayern Munich, Niklas Sule, ka lavdëruar mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk, për të cilin “ai është më i miri në botë”.

28 vjeçari iu bashkua Redsave nga Southampton në Janar të viti 2018 dhe shumë shpejt u shndërrua në vendimtar te Liverpooli, ndërsa në sezonin e dytë fitoi Champions League.

Ai ka zënë vend në formacionin e vitit në Premierligë, në Europë, derisa ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë nga UEFA.

Van Dijk po ashtu është renditur i dyti për Topin e Artë vitin e kaluar, menjëherë pas Lionel Messit.

“Van Dijk shkoi në Liverpool në moshën 27 vjeçari dhe bëri hap para duke u shndërruar në mbrojtësin më të mirë në botë. Ai tashmë është në maje ende pa i mbushur 30 vjet”, tha Sule.

“Unë dua të bëj hapin tjetër të madh në dy apo tri vite. Dhe kur njerëzit thonë se kam një vend te më të mirët në botë, jam shumë i lumtur, ky është synimi im.

(Kosova Sot Online)