“Neymar është gati për t’ia marrë kurorën Messit dhe Ronaldos”

  • 02 May 2020 - 16:27
“Neymar është gati për t’ia marrë kurorën Messit dhe Ronaldos”

Emery beson se Neymar ka gjithçka për t’u vlerësuar si më i miri në botë

Për shumë vite më të mirët kanë qenë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, por sipas Unai Emery, Neymar ka aftësinë të uzurpojë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo si lojtari më i mirë në botë.

Ish-trajneri i Paris Saint-Germain , Emery ka punuar me Neymar në sezonin e tij të parë në Francë pas transferimit për 222 milionë euro nga Barcelona në vitin 2017.

Ai mendon se Ney i ka gjitha cilësitë për të dominuar, ashtu siç kanë dominuar Messi dhe Ronaldo.

“Kam pas vit të mrekullueshëm me të”, tha Emery.

“Kam mësuar shumë duke e shikuar se si përgjigjej në çdo stërvitje dhe ndeshje”.

“Neymar ka shumë talent brenda vetes, por edhe cilësi për ta shfaqur atë në fushë”.

“Unë mendoj se ai ka një mundësi për të marrë frenat nga Messi dhe Cristiano Ronaldo dhe të jetë lojtari më i mirë në botë, ai ka kohën për ta bërë atë”. 

(Kosova Sot Online)