Juventusi pas adoleshentit të talentuar që kushton 50 milionë euro

  • 04 May 2020 - 09:02
Juventusi pas adoleshentit të talentuar që kushton 50 milionë euro

Juventusi është gjithmonë shumë i kujdesshëm përsa i takon afatit kalimtar në Europë dhe jo vetëm. Bardhezinjtë, pasi kanë siguruar argjentinasit Soule e Barrenechea, kanë hedhur sytë nga sulmuesi i Santosit, Kaio Jorge.

18-vjeçari që cilësohet si Firmino i ri dhe përveç italianëve ndiqet edhe nga skuadrat e tjera të mëdha europiane, që janë vënë në garë për kartonin e tij.

Brazilianët e Santosit e kanë bërë të qartë që futbollisti nuk largohet nga Brazili nëse në arkat e tyre nuk derdhet shuma e 50 milionë Eurove.

Kështu të gjithë pretendentët tashmë janë të paralajmëruar se për të arritur te Jorge nuk do të jetë aspak e lehtë.

Gjithsesi “Zonja e Vjetër”, vazhdon ta monitorojë me kujdes të gjithë situatën.

(Kosova Sot Online)