Cristiano Ronaldo më në fund niset për Torino

  • 04 May 2020 - 23:12
 Cristiano Ronaldo më në fund niset për Torino

Pas problemeve me aeroplanin privatë, CR7 duket se më në fund ka marrë rrugë për Torino.

Lajmin e japin mediat italiane që tregojnë se përse Cristiano Ronaldo nuk ateroi mbrëmë në Itali.

Sipas “Calciomercato.com”, aeroplanit privat të Ronaldo dje iu mohua tre herë që të largohet nga Madridi, por tani i njëjti portal raporton se më në fund aeroplani ka arritur në aeroportin Funchal këtë mbrëmje për ta marrë Ronaldon dhe për ta dërguar në Itali.

Këtë javë ekipet e Serie A do t’i nisin stërvitjet, para rinisjes së sezonit siç po flitet në fillim të qershorit.

(Kosova Sot Online)