Interi i kërkon Chelseat ta ulë çmimin e Moses

  • 06 May 2020 - 17:59
 Interi i kërkon Chelseat ta ulë çmimin e Moses

“Nerazzurri” janë të kënaqur me shërbimet e futbollistit anësor dhe duan ta blejnë atë përfundimisht nga “Blues”

Interi është i interesuar për ta blerë kartonin e Victor Moses.

Futbollisti anësor bëri paraqitje pozitive me Zikaltrit këtë sezon, ku po luante në formë huazimi.

Sidoqoftë, trajneri Antonio Conte e do lojtarin për një periudhë afatgjate në Milano.

Prandaj, portali italian “Calciomercato” shkruan se Interi do t’i kërkojë Chelseat ta ulë çmimin e futbollistit nigerian.

“Blues” i kërkojnë 12 milionë euro për lojtarin e krahut të djathtë.

“Nerazzurri” janë të gatshëm t’i paguajnë 8 deri në 10 milionë për futbollistin këmbëshpejtë.

(Kosova Sot Online)