Pensionohet ish-sulmuesi i Milanit, Juventusit dhe Italisë

  • 06 May 2020 - 18:43
 Pensionohet ish-sulmuesi i Milanit, Juventusit dhe Italisë

Ish-sulmuesi i Milanit, Juventusit dhe Italisë, Alessandro Matri, ka njoftuar pensionimin nga futbolli profesionist, duke thënë se ka pasur një karrierë që ia ka plotësuar ëndrrat.

Matri luajti për Brescian në pjesën e parë të këtij sezoni në serie A, por nuk e shënoi asnjë gol në tetë ndeshje dhe pastaj iu bashkua Sassuolos si lojtar i lirë në janar.

Por tani ai njofton se nuk ndihet më mirë në fushë dhe nuk e ka dëshirën e njëjtë për të luajtur futboll.

“Mund të them se ia kam plotësuar vetes ëndrrat. Kur e nisa karrierën, nuk mendoja se do të kisha një karrierë të tillë dhe se do t’i fitoja tre tituj në Serie A”, tha Matri.

“Nuk mund të ankohem se si ka shkuar e gjitha, por tani jam në fund të rrugës. E kam marrë këtë vendim pas gjashtë muajve të parë me Brescia. Më kam humbur stimulin paksa dhe nuk ndihesha më mirë në fushë. Nuk ndiej më dëshirë për të luajtur dhe nuk e kam në karakterin tim të qëndroj në një klub për të cilin nuk mund të jap atë që nevojitet”, shtoi ai.

Matri e nisi karrierën në Milan, por emër bëri në Cagliari nga viti 2007 deri më 2011, duke i shënuar 36 gola në 127 ndeshje.

Ai gëzoi sukses me Juventusin, ku i fitoi tre tituj në Serie A. Ai e përfaqësoi Italinë në shtatë ndeshje dhe e shënoi një gol.

(Kosova Sot Online)