Asnjë lojtar pozitiv me koronavirus, Interi nis stërvitjet

  • 08 May 2020 - 18:16
 Asnjë lojtar pozitiv me koronavirus, Interi nis stërvitjet

Lajme të mira për Antonio Conten dhe për të gjithë tifozët e Interit.

Klubi zikaltër me një komunikim në faqen zyrtare ka bërë me dije se testet e kryera për COVID-19 kanë rezultuar të gjitha negative, teksa asnjë futbollist dhe asnjë pjesëtar i stafit teknik të Interit nuk është pozitiv me koronavirus, kështu që pasditen e kësaj të premteje futbollistët do të nisin stërvitjen individuale në grupe të ndara me 6-8 deri në persona që do të stërviten në 4 terrenet sportive që ka qëndra stërvitore e Interit Appiano Gentile. Seancat stërvitore do të monitorohen herë nga trajneri Conte dhe herë nga ndihmësi i tij Stellini.

“FC Inter konfirmon se të gjitha testet për futbollistët kanë dalë negative. Stërvitjet individuale do të vazhdojnë si normalisht edhe sot pasdite. Klubi njofton se të gjitha masat e duhura po merren nga personat në stafin mjeskësor, bazuar edhe te protokollet shëndetësore sportive dhe ato të qeverisë”, shkruhej në njoftimin e Interit.

Fakti që Interi nuk ka asnjë të prekur me koronavirus është një lajm shumë i mirë për futbollin italian sepse testet e analizave vinë menjëherë pas atyre të Torinos, Sampdorias dhe Fiorentinës që kanë disa raste pozitive me COVID-19, ndërsa sëfundmi dyshohet se edhe te Milani ka lojtarë të prekur.

(Kosova Sot Online)