PSG i bën konkurrencë Barcelonës për Tonalin

  • 09 May 2020 - 08:37
PSG i bën konkurrencë Barcelonës për Tonalin

PSG shpreson që talenti i ri të shkojë hapave të Verrattit

Paris Saint Germain është duke shpresuar që Marco Verratti mund ta bindë talentin e Brescia, ëSandro Tonali, për t’iu bashkuar atij në Paris, raporton ‘Le10Sport’.

Kampioni i Ligue 1 e ka bërë Tonalin prioritetin numër një në afatin kalimtar të verës, me Juventusin dhe Barcelonën që gjithashtu e pëlqejnë atë.

Verratti iu bashkua PSG-së nga Pescara në vitin 2011 dhe tani ai është duke shpresuar që ta bindë talentin e ri të shkojë hapave të tij.

(Kosova Sot Online )