Curtis Jones, diamanti i Klopp për ta zëvendësuar Lallanan

  • 09 May 2020 - 11:09
 Curtis Jones, diamanti i Klopp për ta zëvendësuar Lallanan

Lallana pritet të largohet gjatë verës nga Liverpooli.

Megjithatë, Jurgen Klopp tashmë e ka në skuadër zëvendësuesin e anglezit, ai është i riu Curtis Jones.

Lallana është një ndër lojtarët që me shumë mundësi s’do ta veshë më fanellën e Liverpoolit, por për shkak të pandemisë Reds vështirë se mund të blejnë andaj kanë vënë bast për Jones.

Kontrata i skadon Lallanas këtë verë dhe nuk pritet rinovim.

(Kosova Sot Online)