PSG kërkon nga Interi zgjatjen e huazimit ose të ulë çmimin e Icardit

  • 09 May 2020 - 14:32
 PSG kërkon nga Interi zgjatjen e huazimit ose të ulë çmimin e Icardit

Paris Saint-Germain do të kërkojë nga Interi që të zgjatë huazimin e Mauro Icardi, ose të reduktojë çmimin e blerjes, nga 70 milionë në 50 milionë euro.

Icardi ka shënuar 20 gola në 31 paraqitje dhe ka dhuruar edhe katër asiste.

Sipas L’Equipe, PSG është i vendosur ta mbajë, por vetëm nëse Interi ul çmimin e lojtarit nga 70 milionë, në rreth 50 milionë euro.

Kampioni i Ligue 1 tashmë ka paguar 13 milionë euro për huazimin 1 vjeçar të lojtarit.

(Kosova Sot Online)