Felipo Melo e ‘sulmon’ përsëri Chiellinin

  • 10 maj 2020 - 18:06
Felipo Melo e ‘sulmon’ përsëri Chiellinin

Felipe Melo e ka sulmuar përsëri Giorgio Chiellinin në rrjetet sociale duke postuar një foto-video të fitores së Galatasaray kundër Juventusit në vitin 2013 dhe këngën ‘Bye, Bye Baby’.

Melo është njëri prej futbollistëve që Chiellini e quajti “më i keqi prej të këqijve”, në autobiografinë e quajtur ‘Io, Giorgio’.

Pasi e quajti frikacak, braziliani postoi një tjetër provokim në Instagram Story.

Ai bëri postim të fitores 1-0 të Galatasaray kundër Juventusit në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, rezultat që e largoi ‘Zonjën e Vjetër’ nga gara.

Në sfond dëgjohet edhe kënga ‘Ciao, Ciao Bambina’.

Kurse ai shkroi ‘Ende e shijoi atë”.


(Kosova Sot Online)