Arrestohet ish-ylli i Real Madridit, nën dyshimin për trafikimin e drogës

  • 12 May 2020 - 22:44
 Arrestohet ish-ylli i Real Madridit, nën dyshimin për trafikimin e drogës

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Edwin Congo, është arrestuar të martën, bashkë me 10 persona të tjerë, gjatë një aksioni të policisë në lidhje me trafikimin e drogës në Spanjë.

Gjatë karrierës si futbollist, Congo luajti për Real Valladolidin, Levanten, Sporting Gijon dhe Recreativo de Huelve.

43-vjeçari u ndalua nga Brigada Qendrore e Policisë Spanjolle për Narkotikë dhe u lirua pasi u mor në pyetje.

Congo mbërriti në Spanjë në vitin 1999 kur iu bashkua Real Madridit nga Once Caldes për pesë milionë euro, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit kolumbian në atë kohë.

Por ai dështoi ta tregojë veten në Real Madridi dhe u huazua në Real Valladolid.

Së fundmi, ai e ka përfaqësuar Real Madridin në ndeshje bamirësie.

(Kosova Sot Online)