Neville: Premierliga duhet të mendojë për rinisje në korrik

  • 13 May 2020 - 09:52
Neville: Premierliga duhet të mendojë për rinisje në korrik

Ish-mbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, Gary Neville, beson se Premierliga duhet të mendojë për rinisje gjatë muajit korrik, përkundër që qeveria britanike ia ka hapur rrugën ligës të rinisë më 1 qershor.

Liga elitare e futbollit në Angli ka qenë e suspenduar që nga marsi, shkaku i përhapjes së madhe të virusit Covid-19 në botë. Tash e një kohë janë diskutuar shumë opsione për kthimin e mundshëm të ligës.

Të hënën, qeveria britanike e publikoi një dokument 50-faqesh që i tregonte hapat e zbutjes së masave për vetëizolim në Angli, ku Premierliga parashihej të mund të riniste pas 1 qershorit.

Dokumenti u lirua një ditë pasi kryeministri Boris Johnson i bëri të qarta planet e tij për zbutjen e masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes edhe më të madhe të koronavirusit.

Megjithatë, Neville beson se deklarata e Johnsonit nuk ndihmoi në qartësimin e situatës për Premierligës, pasi që ende ka shumë pasiguri nëse ndeshjet vendoset të rinisin në fillim të muajit të ardhshëm.

“Nuk mendoj se ndokush e ka të qartë, në futboll ose në vend. U bë pak më e qartë dje me ato informatat shtesë që u publikuan, por mendoj se Premierliga po priste për më shumë udhëzime sesa që morën”, ka thënë Neville.

“Ndoshta në këtë moment do të ishte më mirë të mendohet për rinisjen në korrik e jo në qershor. Ne po i afrohemi gjithmonë e më shumë afatin të fundit kohor”.

(Kosova Sot Online