Barça, Juve e City, në garë për Lautaro Martinezit

  • 14 May 2020 - 16:09
Barça, Juve e City, në garë për Lautaro Martinezit

Sulmuesi argjentinas pritet të largohet nga Interi dhe atë e duan klubet e mëdha evropiane

Gara për transferimin e Lautaro Martinezit sa vjen e ashpërsohet.

Sulmuesi argjentinas pritet të largohet nga Interi gjatë verës që vjen.

Interesim për 22 vjeçarin kanë shfaqur gjigantët evropianë, Barcelona, Juventusi dhe Manchester City.

E përditshmja spanjolle “Sport” shkruan se Barça është e gatshme të ofrojë futbollistë plus para për përfaqësuesin argjentinas.

Interi e ka zbritur së fundmi çmimin për Lautaron në 90 milionë euro.

Javë më parë spekulohej se interesim për futbollistin kishte shfaqur edhe Paris Saint-Germaini.

Martinez është sot njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin evropian.

(Kosova Sot Online)