“Ardian Ismajli mund të luajë pa problem në Serie A”

  • 14 May 2020 - 16:14
“Ardian Ismajli mund të luajë pa problem në Serie A”

Drejtori sportiv i Hajduk Splitit, Sasa Bjelanovic insiston se futbollisti kosovar, Ardian Ismajli mund të luajë pa diskutim në njërin nga klubet e pjesës së epërme të tabelës në kampionatin italian

Ardian Ismajli po luan me sukses në futbollin kroat.

Qendërmbrojtësi kosovar qe një kohë është pjesë e Hajduk Splitit.

Përfaqësuesin shqiptar e ka lavdëruar drejtori sportiv i klubit kroat, Sasa Bjelanovic.

Ky i fundit beson se 23 vjeçari mund të luajë pa problem në Serie A, madje edhe në ekipet e pjesës së epërme të tabelës.

“E kam pasur qe katër vjet në Hajduk dhe e kam parë duke u rritur dhe zhvilluar. Është profili i një lojtarit mjaft interesant. Ai mund të luajë pa problem në skuadrat e pjesës së djathtë (10-shes së epërme) të tabelës në Serie A. Atij i mungon paksa inteligjenca taktike, e cila e karakterizon futbollin italian, e më pak kampionatet tjera. Mirëpo, ai ka mundësi të mëdha të përmirësimit”, deklaroi Bjelanovic në programin italian “Taca La Marca” në “Radio Musica Television”. 

(Kosova Sot Online)