Duhet apo nuk duhet të kthehet, Neymar tema e verës “I duhet Barcelonës”

  • 14 May 2020 - 21:12
 Duhet apo nuk duhet të kthehet, Neymar tema e verës “I duhet Barcelonës”

Neymar ka qenë ëndrra e Barcelonës që kur u largua nga Camp Nou për Paris Saint-Germain, por katalunasit e dinë se do të kushtojë shumë.

S’ka asnjë dyshim për kualitetet e lojtarit, gjë që ka dëshmuar te Barcelona para se të largohet për në Francë.

Por, askush s’e ka harruar ende që ishte vendimi i lojtarit për të lënë Barçën dhe mënyra se si u pagua klauzola e tij, megjithatë të shumtë besojnë se ai mund të përfundojë sërish në Barcelonë.

Për këtë ka folur edhe ish trajneri i Real Madridt, Bernd Schuster.

“Ekipi ka qenë i varfër që kur është larguar Neymar me Andres Iniestan”, tha ai.

“Atyre po u mungon një lojtar që driblon dhe është i mirë një me një”.

“Mendoj se Neymar është pjesa që po i mungon për të bërë diçka më shumë në Ligën e Kampionëve”.

“Ousmane Dembele dhe Antoine Griezmann nuk i kanë dhënë Barcelonës atë që kanë nevojë”.

Derisa Schuster insiston që Barcelona ta transferojë Neymarin, Carles Rexach nuk e sheh të mundshme që të ndodhë.

“Duke analizuar situatën e tanishme, nuk mendoj që është e mundshme që ai të kthehet. Nuk është e realizueshme”.

“Unë mendoj se ai e ka kuptuar rëndësinë e Barcelonës, tani ai vërehet më pak te PSG”.

(Kosova Sot Online)