Vinicius kujton ditën kur i bëri ëndrrat realitet

  • 15 May 2020 - 08:04
Vinicius kujton ditën kur i bëri ëndrrat realitet

Vinicius Junior i ka kujtuar momentet e tij më të mira në futboll.

20 vjeçari, ka postuar në rrjetet sociale një foto duke treguar për ëndrrat që i bëri realitet tri vite më parë, duke nënshkruar për Real Madridin dhe duke debutuar me Flamengon.

“Tri vite më parë i realizova dy ëndrra për një ditë”, shkroi Vini në rrjetet sociale.

“Debutova me Flamengon në moshën 16 vjeçare dhe nënshkrova kontratë me Real Madridin”.

“Edhe në ëndrrat e mia më të çuditshme, nuk prisja që gjërat të shkojnë kështu. Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan dhe besuan në mua. Më e mira akoma nuk ka ardhur”.

(Kosova Sot Online )