Lukaku po tenton të sjellë belgë të tjerë në Inter

  • 16 May 2020 - 17:39
 Lukaku po tenton të sjellë belgë të tjerë në Inter

Sulmuesi Romelu Lukaku raportohet se po tenton t’i bindë bashkëkombësit e tij belgë, Dries Mertens, Jan Vertonghen dhe Thomas Meunier – të cilët do të mbeten pa klube pas këtij sezoni – t’i bashkohen atij në Inter.

Burime të shumta kanë deklaruar se sulmuesi i Napolit, Mertens, është shumë afër transferimit në Inter, përkundër që ka marrë ofertë nga Chelsea. Arsyeja pse belgu mund të jetë i gatshëm ta refuzojë ofertën e londinezëve është pikërisht Lukaku.

Sipas Gazzetta dello Sport, Lukaku është duke i përdorur të gjitha fuqitë e tij për t’i bindur disa bashkëlojtarë të tij në ekipin kombëtar të Belgjikës t’i bashkohen atij në Inter për ta përjetuar një sfidë të re.

Në këtë listë të lojtarëve përfshihen edhe qendërmbrojtësi i Tottenhamit Vertonghen dhe mbrojtësi i krahut të djathtë i Paris Saint-Germaninit Meunier.

Që të dy lojtarëve do t’u përfundojnë kontratat me klubet e tyre në fund të këtij sezoni.

Zikaltrit janë të gatshëm t’ia japin një mundësi të dytë edhe Radja Nainggolanit, i cili këtë sezon e kaloi i huazuar në Cagliari.

(Kosova Sot Online)