Chiellini: Conte dhe Allegri të shterojnë

  • 17 May 2020 - 10:42
Chiellini: Conte dhe Allegri të shterojnë

Giorgio Chiellini beson se Antonio Conte nuk do të largohej nga Juventusi, sikur ai bashkë me Leonardo Bonuccin dhe Gianluigi Buffonin të mos ishin në pushime. Kapiteni i Juventusit thotë se dy ish-trajnerët e tij, Contedhe Max Allegri të shterojnë.

Chiellini e publikoi autobiografinë e vet “Unë, Giorgio”, ku flet për gjithë karrierën e vet, shumicën e së cilës e ka kaluar me bardhezinjtë e Torinos.

Conte u largua papritmas na Juventusi, dy ditë pasi i kishte filluar stërvitjet parasezonale në korrik të vitit 2014.

“Mendoj se Conte u largua në atë mënyrë sepse garda e vjetër nuk ishte aty”, shkroi Chiellini duke iu referuar vetes, Bonuccit, Barzaglit dhe Buffonit.

“Ne e kishin zgjatur pushimin pas Kupës së Botës në Brazil. Ai ishte emocional, i tensionuar dhe krejt çfarë iu desh ishin dy minuta për t’i dhënë fund të gjithës. Jam i bindur se, nëse ne do të ishim aty, ai do të qëndronte”, shtoi ai.

Conte, i cili i kishte fituar tre tituj radhazi në Serie A para se të largohej, u zëvendësua nga Allegri, me të cilin Juve i fitoi pesë tituj radhazi.

“Conte ishte ndër më të mëdhenjtë, por ai të shteron. Ai nxori gjithçka nga ne dhe e arriti fundin, tamam siç bëri Allegri vitin e kaluar”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)