Reagimi i Milot Rashicës pasi Werderi pësoi golin e dytë
Werder Bremen është duke u mposhtur 1-2 në “Wohninvest-Weser-Stadion”.
Në këtë ndeshje, nga minuta e parë po luan sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.
Kai Havertz, i cili shënoi edhe golin e parë për Leverkusenin, e bëri nervoz Rashicën në minutën e 33-të kur shënoi për 2-1, pasi shqiptari u shfaq i irrituar siç shihet edhe në video me atë pranim të golit.
(Kosova Sot Online)