Werner ia hap dyert Interit
Interi po pret ta shesë Lautaro Martinezin, e ka gati një ofertë të majme për yllin gjerman të Leipzigut
Timo Werner mund të përfundojë në futbollin italian nga sezoni i ardhshëm.
Sulmuesi gjerman ia ka hapur dyert një mundësie të transferimit në Inter gjatë verës që vjen.
Portali italian “Calciomercato” shkruan se “Nerazzurri” fillimisht po presin ta shesin Lauaro Martinezin në Barcelonë, e më pas ta nisin ofanzivën për yllin e Leipzigut.
Klubi italian e ka bërë gati një ofertë të majme për sulmuesin e rrezikshëm.
24 vjeçari ndërkohë pëlqehet edhe nga Liverpooli dhe nga Bayern Munichu.
Sipas të gjitha gjasave, Werner do të largohet nga futbolli gjerman në fund të këtij sezoni.
(Kosova Sot Online)