Setien ia hap derën Lautaros: “Ai mund të luajë në Barçën time”

  • 23 May 2020 - 11:03
 Setien ia hap derën Lautaros: “Ai mund të luajë në Barçën time”

Quique Setien ka rritur edhe më shumë spekulimet për një transferim të mundshëm të Lautaro Martinez te Barcelona.

Ai ka thënë se Martinez, te Barcelona – mund të bëhet edhe më i mirë.

Barcelona po bën çmos për t’i ribashkuar Martinezin dhe Lionel Messin, të cilët luajnë së bashku te Argjentina.

“Të gjithë e dimë se janë katër apo pesë futbollist që luajnë në pozitën e tij që janë fantastik dhe të gjithë kanë cilësi për të luajtur te Barcelona”, u shpreh ai.

“Ai (Lautaro) është lojtar që mund të bëjë shumë mirë në këtë ekip, ashtu si gjithë të tjerët të nivelit të tij”.

(Kosova Sot Online)