Ramos kujton finalen e Lisbonës: “Minuta 92:48, gjashtë vite më parë ndryshoi historia Realit”

  • 24 May 2020 - 18:09
Ramos kujton finalen e Lisbonës: “Minuta 92:48, gjashtë vite më parë ndryshoi historia Realit”

Ramos kujton momentin që “ndryshoi historinë e Realit”

Vitet po ikin, por kujtimet mbesin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka kujtuar golin e shënuar në finale të Ligës së Kampionëve, që ndryshoi historinë e Los Blancos.

Ai shënoi në minutat shtesë për ta barazuar në 1-1 rezultatin kundër Atletico Madrid, për të fituar më pas në vazhdime 4-1.

“Minuta 92:48. Gjashtë vite më parë me këtë gjest ndryshoi historia jonë”, shkroi Ramos në Twitter.

(Kosova Sot Online)