Dy vjet nga supergoli i Bale në finalen e Ligës së Kampionëve

  • 26 May 2020 - 14:06
Dy vjet nga supergoli i Bale në finalen e Ligës së Kampionëve

Sot janë bërë dy vjet nga dita kur ylli i Real Madridit, Gareth Bale, e kishte shënuar njërin ndër golat më të mirë në histori të finaleve të Ligës së Kampionëve.

Vetëm pak momente pasi ishte inkuadruar në lojë në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Liverpoolit në Kiev, kur rezultati ishte ende 1:1, uellsiani Gareth Bale e kishte marrë të gjithë vëmendjen.

Pas një harkimi me këmbën e djathtë nga Marcelo, Bale e kishte lënë Loris Kariusin dhe miliona njerëzit në botë që e ndiqnin ndeshjen të mahnitur me golin e tij akrobatik.

(Kosova Sot Online)