Reali garon me Man Utd për Van de Beek

  • 26 May 2020 - 15:50
Reali garon me Man Utd për Van de Beek

Dy gjigantët evropianë “do të luftojnë” gjatë verës për mesfushorin kualitativ të Ajaxit, të cilin e duan edhe dy klubet të tjera angleze

Real Madridi është mjaft i interesuar për ta transferuar yllin e Ajaxit, Donny van de Beek.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “Le10Sport”.

Gjithashtu, interesim për mesfushorin holandez ka shprehur edhe Manchester Unitedi.

Për këtë, gjatë verës që vjen do të jetë një luftë në mes të dy gjigantëve evropianë për Van de Beekun.

Përndryshe, interesim për përfaqësuesin holandez kanë shfaqur edhe dy klubet tjera angleze, Everton e Newcastle.

23 vjeçari ishte njëri prej futbollistëve më të mirë të kampionatit holandez në dy sezonet e fundit. 

(Kosova Sot Online)