Barça, e gatshme ta shesë Dembelen

  • 27 May 2020 - 19:01
 Barça, e gatshme ta shesë Dembelen

Gjiganti katalunas është i gatshëm ta shesë sulmuesin francez nëse e merr ndonjë ofertë të kënaqshme për të.

Barcelona është e gatshme t’i dëgjojë ofertat për Ousmane Dembelen.

Gjiganti katalunas ka vendosur ta shesë sulmuesin francez gjatë verës që vjen.

Dhe, e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se “Blaugrana” do të heqin dorë nga 23 vjeçari nëse e marrin ndonjë ofertë të kënaqshme për të.

Përfaqësuesi francez ka dështuar ta tregojë veten në “Camp Nou” që kur ishte transferuar aty tri vjet më parë nga Borussia Dortmundi për 105 milionë euro.

Tash, kampioni aktual spanjoll do të ishte i gatshëm ta shesë futbollistin anësor për 50 milionë euro.

Gjithashtu, Barça do ta jepte Dembelen edhe hua, vetëm për ta evituar rrogën e tij të lartë në këtë kohë krize financiare.

(Kosova Sot Online)