James e preferon Atleticon

  • 27 May 2020 - 19:21
James e preferon Atleticon

Nëse largohet nga Real Madridi, ylli kolumbian gjatë verës mund t’i bashkohet klubit tjetër madrilen

James Rodriguez e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga Real Madridi.

Mirëpo, ylli kolumbian mund të vazhdojë të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll.

Në fakt, 28 vjeçari mund të transferohet tek rivali lokal i “Los Blancos”, Atletico Madrid.

Ish-futbollisti i Portos, Monacos dhe Bayern Munichut po kërkohet edhe nga Newcastle.

Mirëpo, e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se përfaqësuesi kolumbian e preferon më shumë qëndrimin në La Liga.

James nuk ka treguar mjaftueshëm as në eksperiencën e dytë me Mbretërit. 

(Kosova Sot Online)