Zbulohen masat ndaj koronavirusit, që klubet duhet t’i ndërmarrin gjatë ndeshjeve në futbollin kosovar

  • 27 May 2020 - 21:55
 Zbulohen masat ndaj koronavirusit, që klubet duhet t’i ndërmarrin gjatë ndeshjeve në futbollin kosovar

Federata e Futbollit e Kosovës iu ka dërguar të gjitha klubeve të Ipko Superligës një udhëzues me masa mbrojtës ndaj pandemisë koronavirus, të cilat ato obligohen t’iu përmbahen gjatë ndeshjeve.

Futbolli në Kosovë do të rikthehet në fillim të javës së ardhshme, më shumë se dy muaj pas pezullimit për shkak të shpërthimit të Covid-19, dhe klubet duhet t’i ndërmarrin një varg masash për t’u mbrojtur nga infektimi i mundshëm me virus.

Zyrtarisht futbolli rikthehet të martën me ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Dritës, e cila do të luhet në Fadil Vokrri në kryeqytet.

Të gjitha ndeshjet në Kupë dhe në Ipko Superligë do të luhen pa praninë e tifozëve në tribuna.

Në mesin e masave që klubet nikoqire të ndeshjeve duhet t’iu përmbahen është edhe numri i vogël i të pranishmëve në stadium dhe dezinfektimi i zhevshtoreve, mjeteve dhe objektit para fillimit të çdo takimi.

Më poshtë mund ta lexoni udhëzuesin e plotë të dërguar në klubet e Superligës nga Komisioni i Garave.

“Protokolli” për vazhdimin i edicionit 2019/2020 dhe “Digit Alb “ Kupa e Kosovës                             

Në stadium mund të hyjnë nga kryesitë e klubeve 10 persona (jashtë protokollit zyrtar, lista dërgohet në ditën e ndeshjes te komisioni i garave, administratori dhe delegate i ndeshjes )

Mbledhësit e topave janë vetëm 4 fëmijë (Kadet – U17)

Personat për barelë janë 4 persona

Të dezinfektohen zhveshtoret para fillimit të ndeshjes

Dezinfektimi në tunel ( të gjithë personat zyrtar)

Mjeku kujdestar (FFK-se me protocol te ndeshjes)

Në bankinë të gjithë qëndrojnë me maska (përveç kryetrajnerit)

Të ruhet distanca në bankinë , karriget shtesë afër bankinës për zëvendësuesit ose në tribuna

Të gjithë personat zyrtarë duhet të jenë me maska, para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes

Mikrofoni i efekteve të transmetimit televiziv duhet të jetë në tribuna

Mediet (klubet nikoqire akreditojnë mediet një ditë para ndeshjes deri në ora 12:00, pastaj regjistri të dërgohet në e-mail tek Komisioni i Garave, administratori i Superligës dhe delegati i ndeshjes)

(Kosova Sot Online)