Vdes nga koronavirus babai i trajnerit të klubit anglez

  • 28 May 2020 - 13:42
Vdes nga koronavirus babai i trajnerit të klubit anglez

Babai u trajnerit të Aston Villës, Dean Smith, ka vdekur pasi është infektuar me koronavirusin.

Klubi i Premierligës njoftoi se 79-vjeçari Ron Smith, tifoz i madh i Villës, ka vdekur katër javë pasi ishte infektuar me Covid-19.

“Familja e Aston Villës njofton me pikëllim të thellë se Ron Smith, babai i trajnerit tonë aktual Dean, ka vdekur në moshën 79-vjeçare”, shkruhet në njoftimin e Aston Villës.

“Ron u infektuar me koronavirus para katër javëve dhe vdiq pas një kohë të shkurtër në spital”.

Ron Smith kishte punuar si sigurim në Villa Park për 25 vjet.

(Kosova Sot Online)